Veprimtari

 

Roli i WSA është që të ofrojë kujdes dhe mbështetje për gratë që punojnë në fermën e vogël të familjes së tyre, kultivojnë produktet e kopshtit të shtëpisë, mbjellin drithin në fushë, luftojnë me thatësirën për të mbrojtur prodhimet, ose me përmbytjet për të shpëtuar gjithcka munden, që përballen me diskriminimin dhe dhunën në familje, mungesën e shërbimeve, etj. Misioni ynë është që t’i lidhw gratw rurale me njëra tjetrën dhe t’i fuqizojë ato që të ndërtojnë komunitete dhe sisteme të qëndrueshme bujqësore dhe jo-bujqësore shërbimi.

 

Angazhimi i WSA udhëhiqet nga bashkëpunimi me disa nivele, sipas qasjes nga lart-poshtë dhe përfshin grupet komunitare, organizatat partnere, rrjetet e ndryshme, agjencitë e donatorëve dhe institucionet qeveritare.

 

Natyra e veprimtarive, si në vijim:

 

• WSA ka zhvilluar shumë trajnime vullnetare me gratë në fshatrat e Petrelës, Pezës, të rrethit Tiranë, në fshatin Zogaj të Shkodrës, Gjinar të Elbasanit, Koplik të Shkodrës, dhe në shumë komunitete të tjera rurale (2006-2010). Përmes këtyre takimeve është bërë e mundur, ngritja e kontakteve dhe e bashkëpunimit me grupe aktive grash të këtyre zonave dhe nxitja e imotivimi i tyre për t’u organizuar në grupe dhe për të diskutuar cështje mjedisore, të agroturizmit, etj.

 

• Nën kujdesin e FAO, WSA ka bashkë-organizuar “Konferencën Ndërkombëtare “Takimi i 21të i eksperteve të FAO/ECA në lidhje me Aspektet Gjinore të Zhvillimit Rural” - “Out of the Shadows: Making Female Labour in Agriculture Visible”, organizuar në Tiranë në vitin 2008.

 

• WSA ka marrë aktivisht pjesë në eventet Kombëtare dhe Ndërkombëtare, të organizuara nga UN-Women, FAO, USAID, GTZ, SNV dhe MADA) për cështje gjinore, si dhe nga Ministritë e linjës : Ministria e Bujqësisë, Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Mjedisit, Ministria e Ekonomisë, etj.

 

• WSA është pjesë aktive e aktiviteteve të organizuara nga FAO-Budapest, që prej vitit 2006. WSA ka bashkëpunim të vazhdueshëm me Departamentin e cështjeve gjinore, si dhe me Departamentin e Kërkimit Bujqësor dhe Sistemin e Informacionit Bujqësor dhe Bio-Teknologjisë.

 

• WSA është pjesë e organizatave që trajnohen nga GIZ, në kuadrin e projektit SARED, “Bashkëpunim dhe mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Ekonomik të zonave me prapambetje ekonomike të Shqipërisë”.

 

• WSA është një ndër themelueset e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural.

 

• WSA jep ekspertizën e saj në vazhdimësi, në trajnimet e organizuara për gratë e zonave rurale, të rajoneve ku shtrin aktivitetin e tij Fondacioni Agri-net, Albania.

 

 

Projekte

 

• “Rritja e kapaciteteve të strukturave të Shërbimit Këshillimor nëpërmjet trajnimit për cështjen gjinore, informacion mbi cështjet mjedisore dhe ndikimin e tyre në bujqësi dhe zhvillimin rural”, Ministria e Bujqësisë, 2013.

 

• “Ngritje Kapcitetesh për gratë në Njwsitë e Qeverisjes Vendore të rajoneve të Kukësit, Dibrës, Shkodrës dhe Korcës SNV, 2013.

 

• “Promovim dhe Marketing për Mbështetjen e Bizneseve të Grave dhe të rinjve në Zonat Rurale”. Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore, MADA,2014.

 

• “Grumbullimi, ruajtja dhe përpunimi i frutave te pyllit, si dhe i disa lloje frutash autoktone, në komunat Qerret, Qelëz dhe Gjegjan, të zonës së Pukës”. (Identifikimi i cilësisë së prodhimit të produkteve të përpunuara, në kushte shtëpiake, me logo dhe etiketa) MADA, 2014.

 

• “Përfshirja e grave të zonave rurale të rajonit të Shkodrës, në veprimtari që gjenerojnë të ardhura të qëndrueshme, përmes mbledhjes dhe kultivimit të bimëve aromatike - mjekësore, Democracy Commission Program, Ambasada Amerikane, 2014-201.

 

• “Mbështetje dhe fuqizim institucional për WSA”. REC Albania, në kuadër të Programit SENIOR-A,2015. Projekti ofronte mbështetje për vazhdimesinë e veprimtarive të shoqatës në kuadër të planit të zhvillimit dhe forcimin të saj institucional. Përafrim më të harmonizuar të problematikave mjedisore me ato bujqësore dhe të zhvillimit rural, për të adresuar në mënyrë më të plotë nevojat e komuniteteve të grave rurale.

 

Projekt në proces

 

“Mbështetje për zhvilllimin e Bujqësisë dhe ekonomisë ruarale të zonave me prapambetje ekonomike” (SARED akronomi në ang.)

 

SARED mbështetet nga Qeveria Gjermane dhe ajo Daneze dhe zbatohet nga GIZ. Zbatimi I projektit do te zgjasë 4 vjet (1 Qershor – 31 Maj 2018). Projekti përkon me mbështetjen që i jepet Shqipërisë, për modernizimin dhe strukturimin e sektorit të agro-ushqimit dhe zhvillimin rural, në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE. Qëllimi i bashkëpunimit mes dy qeverive (Gjermane dhe asaj Daneze), është që të përmirësojë ekonominë rurale të zonave malore me prapambeteje ekonomike, në mënyrë të tillë që të gjenerojë ndikim në shkallë të gjërë. Programi synon të harmonizojë qasjen sipas zinxhirit të vlerave, me atë të zhvillimit territorial, që të mbështesë zhvillimin bujqësor, rajonal, rural dhe ekonomik. Zinxhiri i vlerave që promovojmë është si në vijim: pemët frutore, arrat, bagëtitë dhe përtypësit e vegjël, bimët mjekësore dhe aromatike dhe turizmi rural.

 

Projekti do të mbulojë 6 rajone si; Shkodra, Kukësi, Dibra, Elbasani, Berati dhe Korca.

 

Programi mbështetet në katër shtylla dhe objektivi kryesor është: Të përmirësojë ekonominë bujqësore të ekonomisë rurale, në zonat e mlore me prapambetje ekonomike.

 

Shtylla 1: Më shumë investime dhe forcim kapacitetesh për të aksesuar fonde

Shtylla 2: Forcimi i bazës së të ardhurave dhe krijimi imundësive për punësim

Shtylla 3: Integrim horizontal dhe vertikal në zinzhirin e vlerav të përgjedhura

Shtylla 4: Përmirësimi i klimës së biznesit në nivel lokal

 

Vizioni për sektorin e pemëve frutore dhe arroreve:

 

Krijimi i një zinxhiri konkurues, të drejtë dhe të larmishëm (me kosto të ulët, cilësi të lartë, që ofron prodhim të sigurt dhe në sasi të konsiderueshme) për të përmbushur kërkesat e tregut të brëndshëm dhe për të rritur performancën e tregjeve të ekssportit.”

 

Sektori i bimëve aromatike mjekësore:

 

Vizioni: “Zhvillimi i një sektori konkurues dhe të koordinuar që oreintohet drejt rritjes së saisë dhe vlerës së shtuar të produkteve që përmbushin standartet e tregut dhe kërkesat për ruajtjen e biodiversitetit biologjik, si dhe që kontribojnë në qëndrueshmërinë sociale dhe ekonomike të fmiljeve në zonat rurale”.

 

Nismat për zhvillimin e kapaciteteve në lidhje me zinxhirin e vlerave: Pemë frutore dhe arrore dhe Bimët Aromatike Mjekësore:

 

Organizata WSA

 

Komponenti 1 i Projektit: Nxitja e grupeve te grave që të përmirësojnë aftesitë për përpunimin e frutave në kushte shtëpie, Berat

 

Objektivat: Përmirësimi i teknologjisë së përpunimit të frutave për tregun, me qëllim që të krijohen mundesi për të gjeneruar të ardhura

 

Grupet e synuara ( 2 grupe)

 

Outputi: Deri në dy grupe grash nga fshatrat Sinjë, Galinë/Mbreshtan (minimumi 15 gra nga secili komunitet).

 

Komponenti 2 i Projektit: Përmirësimi i procedurave për BAM (bimë aromatike mjekësore), përmes inforacionit dhe përmirësimit të njohurive, Shkoder

 

Të ardhura nga fermat e BAM rriten, përmes informacionit dhe rritjes së njohurive.

 

Grupet e synuara ( 2 grupe) Koplik dhe Kastrat

 

Objektivat: Gratë, grumbullueset e bimëve mjekësore aromatike rrisin kapacitetet e tyre për kultivimin, tharjen dhe përpunimin e produkteve organike të bimëve medicinale në zonat e përzgjedura. Gratë fermere, rrisin potencialet e tyre ekonomike

 

Outputi: 10 javë pas organizimit të takimit të pare, do të krijohen, e shumta 2 grupe me nga 15 gra, njëri me grumbulluese bimësh mjekësore dhe tjetri me kultivuese të bimëve mjekësore, të cilat përfaqsojnë komunitetet e përfshira dhe kanë shprehur vullnetin e tyre për të përmirësuar produktet dhe procedurat që pasojnë, përfshi angazhimin për të ofruar inputet e nevojshme, pa përjashtuar edhe investimet

WSA Albania

WSA ka qenë aktive me projekte të mbështetura nga donatorë të huaj dhe institucione shtetërore. Ajo ka marrë pjesë në disa evente kombëtarë dhe ndërkombëtarë duke adresuar çështjet gjinore.

WSA © 2016 | Të gjitha të drejtat e rezervuara