WSA numëron rreth 100 anëtarë në 9 rajone te vedit; Tiranë, Korcë, Lushnje, Shkodër, Gjirokastër-Përmet, Elbasan, Kukës, Fier-Lushnje, Berat. Rajnet kanë përfaqsimin e tyre në Bordin Këshillimor, I cili përbëhet nga 9 anëtarë. Struktura menaxhuese e shoqatës përbëhet nga tre njësi kryesore, Drejttori Ekzekutiv, Bordi i Drejtorëve dhe Bordi Këshillimor.
WSA është krijuar në vitin 2006 nga një grup grash të specializuara në fushën e agronomisë. Rrjedhimisht, puna e WSA kufizohej në cështje të ngushta, si p.sh ngritje kapacitetesh dhe ndërgjëgjësim lidhur me metodat dhe teknologjitë e reja të prodhimit bujqësor. Fillimet e punës së WSA përfshijnë aktivitete të tilla si, demonstrime, trajnime, takime të hapura me grupe të vogla grash, të kryera pa asnjë mbështetje financiare, me qëllim njohjen më të mirë të probematikave në rajonet rurale dhe rritjen e kohezionit me komunitet dhe grupet e synuara të grave. Kjo qasje i ka dhënë mundësinë WSA, të jetë afër problemeve reale, si dhe të krijojë një rrjet mjaft të gjërë përfaqsimi me degët/pikat e saj, në pothuajse të gjitha rajonet e vendit
WSA ka qenë aktive me projekte të mbështetura nga donatorë të huaj dhe institucione shtetërore. Ajo ka marrë pjesë në disa evente kombëtarë dhe ndërkombëtarë duke adresuar çështjet gjinore.
WSA © 2016 | Të gjitha të drejtat e rezervuara